Argjendi

Article on other languages:

del.icio.us del.icio.us
Digg Digg
Furl Furl
Reddit Reddit
Rojo Rojo
Add to OnlyWire
Mineral argjendi

Argjendi është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ag dhe me numër rendor 47. Emri argjend rrjedh nga gjuha latine argentum.

Është metal i rrallë dhe i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha, medalje argjendi, punime argjendi, stoli, etj. etj.

[redakto] Histori

Argjendi është përpunuar prej njerëzve që nga shekulli i 5 para Krishtit. Është përdorur shumë prej asirianët, gotët, grekët, romakët, egjiptianët dhe germanët. Një kohë argjendi ka qenë edhe më çmueshëm se ari. Kryesisht argjendi vinte nga minierat e Laurion, diku 50 km në largësi prej Athinës. Tek Egjiptianët, argjendi ishte i njohur edhe si metal i hënës.

Më vonë një sasi e madhe e argjendit u soll prej AmerikësEvropë, nga ana e spanjollëve, gjegjësisht të mara nga minierat Potosi. Po ashtu edhe Japonezët gjatë shekullit të 16 ishin eksportues të argjendit. Dhe nga kunkurenca e madhe anë e kënd botës, argjendi humbi vleftën e vjetër që kishte.


This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.