Html

Article on other languages:

del.icio.us del.icio.us
Digg Digg
Furl Furl
Reddit Reddit
Rojo Rojo
Add to OnlyWire
Një dokument HTML
Program që modifikon kodin HTML. Dallohet evidencimi i tag-eve

HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpë Tekst Makëp Llenguegj) është gjuha markup (sqt. gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang. web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.

Tabela e përmbajtjeve

Historia

Origjina

1980, fizicisti Tim Berners-Lee, i cili ishte kontraktues i pavarur tek CERN, propozoi dhe krijoi një prototip të ENQUIRE, një sistem për hulumtuesit e CERN-it për të përdorur dhe ndarë dokumente. Më 1989, Berners-Lee dhe engjinieri i data-sistemeve tek CERN Robert Cailliau, sicili propozime të veçanta për një sistem hypertext të bazuar në Internet duke shërbyer funksione të ngjajshme. Vitin pasues, ata bashkëpunuan në një propozim të përbashkët, projekti WorldWideWeb (W3),[1] që u adoptua nga CERN-i.

Specifikimet e para

Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur html tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991.[2][3] Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.[4]

Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e Engjinierëve për Internet (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connolly "Hypertext Markup Language (HTML)", i cili përfshiu një Definicion i Tipit të Dokumentit SGML për të definuar gramatikën.[5] Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.[6]

Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti "HTML 2.0", specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.[6]E publikuar si "Kërkesë për Komentim" 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+.[7] "HTML 1.0" nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.[8]

Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Consortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000, HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999. Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.

Aplikimi

Lista e kodeve

Html kodet e ngjyrave

Krahasimi me gjuhët tjera

HTML nuk njifet si Gjuhë Programimi dhe nuk mund te krahasohet me gjuhë si C, C++, C#, JAVA etj.

Burimet

  1. ^ Tim Berners-Lee, "Information Management: A Proposal." CERN (March 1989, May 1990). http://www.w3.org/History/1989/proposal.html
  2. ^ html tags. World Wide Web Consortium. E tërhequr më 2007-04-08.
  3. ^ First mention of html tags on the www-talk mailing list. World Wide Web Consortium (1991-10-29). E tërhequr më 2007-04-08.
  4. ^ Index of elements in HTML 4. World Wide Web Consortium (1999-12-24). E tërhequr më 2007-04-08.
  5. ^ Tim Berners-Lee (1991-12-09). Re: SGML/HTML docs, X Browser (archived www-talk mailing list post). E tërhequr më 2007-06-16. “SGML is very general. HTML is a specific application of the SGML basic syntax applied to hypertext documents with simple structure.”
  6. ^ a b Raymond, Eric. "IETF and the RFC Standards Process", The Art of Unix Programming. “In IETF tradition, standards have to arise from experience with a working prototype implementation — but once they become standards, code that does not conform to them is considered broken and mercilessly scrapped. …Internet-Drafts are not specifications, and software implementers and vendors are specifically barred from claiming compliance with them as if they were specifications. Internet-Drafts are focal points for discussion, usually in a working group… Once an Internet-Draft has been published with an RFC number, it is a specification to which implementers may claim conformance. It is expected that the authors of the RFC and the community at large will begin correcting the specification with field experience.” 
  7. ^ RFC 1866: Hypertext Markup Language - 2.0 - Acknowledgments. Internet Engineering Task Force (2005-09-22). E tërhequr më 2007-06-16. “Since 1993, a wide variety of Internet participants have contributed to the evolution of HTML, which has included the addition of in-line images introduced by the NCSA Mosaic software for WWW. Dave Raggett played an important role in deriving the forms material from the HTML+ specification. Dan Connolly and Karen Olson Muldrow rewrote the HTML Specification in 1994. The document was then edited by the HTML working group as a whole, with updates being made by Eric Schieler, Mike Knezovich, and Eric W. Sink at Spyglass, Inc. Finally, Roy Fielding restructured the entire draft into its current form.”
  8. ^ RFC 1866: Hypertext Markup Language - 2.0 - Introduction. Internet Engineering Task Force (2005-09-22). E tërhequr më 2007-06-16. “This document thus defines an HTML 2.0 (to distinguish it from the previous informal specifications). Future (generally upwardly compatible) versions of HTML with new features will be released with higher version numbers.”

Lidhje të jashtme

More about Html: html status, html code, html head meta http equiv refresh content 0 url http, auto car com html new yahoo, eyewonder html interim, dartiframe doubleclick html, html head title error the requested url could not be retrieved, html color code, myspace html code,

This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.