RAM

Article on other languages:

del.icio.us del.icio.us
Digg Digg
Furl Furl
Reddit Reddit
Rojo Rojo
Add to OnlyWire
Pamje nga RAM memori të vitit 1997.
Pamje nga 1GM DDR prodhuara nga AData.

RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërsine e kupjuterit kjo memori pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtë.

Pra, memoria qëndrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri.

Memoria qëndrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe : fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të dhënave.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historiku

Karta RAM (4-megabajt) për kompjuterët VAX 8600 (rreth 1986). Integralet janë të vendosura në radhët anësore

[redakto] Të dhënat në RAM

Memoria RAM është pikëprerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtsit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila organizohet veprimtaria përkatëse.

E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat" , e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga memorja RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesen RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).

[redakto] Memorizimi i të dhënave

Programi aplikativ në kombinim me sistemin operativ dhe BIOS-in dërgon një mori sinjalesh elektrike fijeve të adresave. Cdo fije adrese i korrespondon një pozicioni specifik në RAM në të cilën mund të memorizohen të dhëna. Fijet e adresave lidhen me fijet e të dhënave me anë të tranzistorëve, anash këtyre tranzistorëve ka një kondensator. Kur sinjali elektrik përshkruan një fije të dhënash mbyll të gjithë tranzitorët që lidhin këtë fije me fijet e të dhënave. Kur tranzistorët janë të mbyllur atëherë softuare dërgon të dhënat efektive që duhen memorizuar gjithmonë në formë binare (0,1). Kjo realizohet nëpërmjet dërgimit dhe mosdërgimit të një sinjali elektrik në të gjitha fijet e të dhënave. Dërgimi i një sinjali elektrik në një fije bën që nëpërmjet tranzistorit të kaloje rryme elektrike, rryme kjo që karikon një kondensator të vendosur anash tranzistorit, ky kondensator i karikuar i korrespondon “shkrimit” të një 1 në memorie. Nqs nuk dërgohet një sinjal elektrik në një fije të dhënash kondensatori nuk karikohet sepse nuk ka rryme elektrike, ky fakt i korrespondon “shkrimit” të një 0 në memorien qëndrore RAM.

[redakto] Leximi i të dhënave në memorien qendrore

Kur softuare do të lexojë të dhëna që janë të mëmorizuara në RAM dërgon një sinjal në fijen e adresave korrespondente të të dhënave që do të lexojë. Si në rastin e mësipërm ky sinjal elektrik mbyll kodensatoret që lidhin fijen e adresave me fijet e të dhënave.

Pasi mbyllen tranzistorët, n.q.s. kondensatori që ndodhet tek fijet e të dhënave është i karikuar atëherë kur mbyllet tranzistori korrespondent kondensatori shkarkon ngarkesën elektrike të mbledhur si rrjedhoje jepet një sinjal elektrik në fijen e të dhënave. Kjo gjë i korrespondon “leximit” të një 1 nga RAM. N.q.s. fija e të dhënave nuk e ka të karikuar kondensatorin korrespondent atëherë nuk ka asnjë sinjal elektrik në fijen e të dhënave në fjalë, gjë kjo që i korrespondon leximit të një 0 në RAM.

[redakto] Llojet e memorieve RAM

Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në kategori :

  • DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo 1/1000 e sec.
  • EDO RAM : Është më e shpejtë se DRAM, karakteristika e saj kryesore është se është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë.
  • VRAM : Është një memorje RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran.
  • SRAM : Nuk ka nevojë (si memorja DRAM) të rifreskimit me ngarkesë elektrike të kondensatorëve. Ështe më e shpejtë se DRAM por edhe më e kushtueshme.
  • SDRAM : Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e bus-it të procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një banko mund të lexojmë dhe te tjetri njëkohësisht.
  • SIMM : Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël. Është një nga meomorjet e para që ka qene e përhapur te PC.
  • DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin.
  • ECC : RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.


More about RAM: st louis rams, ram memory, ram charan, dodge ram 1500, ram dass, ram jam, rams football, dvd ram, dodge ram 2500,

This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.